Please enter at least 3 characters.

Halil Kastrati: Gjatë Ramazanit nis ndërtimi i 100 shtëpive për familjet në nevojë

2019/05/halili.jpg

Humanisti Halil Kastrati, i cili drejton shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, ka bërë të ditur se vetëm gjatë muajit Ramazan do të fillojë ndërtimin i 100 shtëpive për familjet në nevojë.

Kastrati, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se nesër do të fillojë me ndërtimin e 15 shtëpive të reja, kurse deti në fund të muajit Ramazan do të fillojë ndërtimi i 100 shtëpive.

Postimi i plotë i Kastratit:“Po nis ndertimi i 100 shtepive te reja ?Me kete foto ju lajmerojm se neser nis ndertimi i 15 shtepive te reja perndryshe keto jane 15 shtepite e para ne diten e trete te Ramazanit ku ne vetem kete muaj do ti nisim 100 shtepi te reja per 100 familje nevojtareBamires Zoti kurr mos ju humbte” (sic.), ka shkruar Kastrati.

I njohur si hoxhë, humanisti Halil Kastrati përmes donacioneve të siguruara nga njerëz të vullnetit të mirë, ka bërë qindra familje të varfra me banesa ose shtëpi./Telegrafi/