Hajvalia vazhdon me fitore
25/02/2015
Ekipi i cili udhëhiqet nga trajneri Ismet Munishi ka triumfuar edhe në një takim miqësor, ku kësaj radhe mposhti Ulipanën 2:1.
Për suksesin e radhës të Hajvalisë, u përkujdesën dyshja Petrit Osmani dhe Shkëlqim Pacolli që shënuan dy golat e fitores.
Hajvalia është ndër konkurrentët kryesor për titullin e kampionit së bashku me Feronikelin, Prishtinën, Trepçën ’89 dhe Besën. /Telegrafi/


