Please enter at least 3 characters.

Hajvalia suspendon Zabërgjën

2016/01/hajvalia-suspendon-zab-euml-rgj-euml-n_hd.jpg

“Kemi marrë vendim që ta suspendojmë sulmuesin Enis Zabërgja, pasi që ai nuk ka qenë i rregullt në stërvitje dhe vlerësojmë se nuk është angazhuar sa duhet në ndeshjet që kemi zhvilluar”, ka thënë për gazetën Arena, drejtori sportiv i klubit, Xhavit Pacolli.

Tutje, Pacolli pohon se Zabërgja është suspenduar për kohë të pacaktuar. “Deri në marrjen e një vendimi tjetër, Zabërgja do të jetë i suspenduar”, potencoi Xhavit Pacolli.

Hajvalia e drejtuar nga trajneri Synaj Keçi pas xhiros së 12 në Raiffeisen Superligën e Kosovë në futboll, ndodhet e treta më 20 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/