Hajvalia nis punimet për stadiumin e ri (FOTO)
22/12/2014
Hajvalia është një nga skuadrat më të fuqishme momentalisht në Super Ligën e Kosovës, kjo falë donatorëve të cilët po menaxhojnë suksesshëm skuadrën, ndërkohë së shpejti skuadra do të bëhet edhe me fushën e tyre.
KF Hajvalia me anë të faqes zyrtare në Facebook, ka publikuar një foto në të cilën shihet se tashmë punimet kanë startuar në ndërtimin e shtëpisë se skuadrës së Ismet Munishit. /Telegrafi/


