Please enter at least 3 characters.

Hajni ecte zvarrë që të fshihet nga kamerat e sigurisë, por u tradhtua rastësisht (Foto)

2016/09/Hajni-ecte-zvarrë-që-të-fshihet-nga-kamerat-e-sigurisë-por-u-tradhetua-rastesisht-foto.jpg

Një burrë i paidentifikuar, ka hyrë me shumë kujdes në një shtëpi në Viktoria të Australisë dhe është përpjekur t’i ndalojë të gjitha kamerat.

Por, ka mjaftuar një moment i shkurtër që fytyra tij të fotografohet, para se ai ta mbulojë lentën, transmeton Telegrafi.

I sigurt se nuk është duke u xhiruar, ai ka kaluar kohë të gjatë në këtë pronë private, ku ka vjedhur stoli ari, gjëra tjera të çmuara dhe një shumë të konsiderueshme të parave.

Me imazhin ku shihet një pjesë e fytyrës së tij, Polica ka hapur hetime dhe po kërkon nga të gjithë informacione për këtë njeri. /Telegrafi/