Please enter at least 3 characters.

Hajduti vjedh 30 mijë denarë në një barnatore të Shkupit

2016/12/Hajduti.jpg

Një mashkull i maskuar, ende i panjohur, dje pas dite ka kryer vjedhje në barnatoren që gjendet në rrugën 'Zhan Zhores' në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vjedhësi ka hyrë në barnatore dhe e ka kërcënuar punonjësin me armë zjarri dhe ka vjedhur afro 30 mijë denarë dhe ka ikur në drejtim të gabuar. Siç informon MPB, rastin në Shkup dje e ka paraqitur S.M. në ora 17:00.

Janë marrë masa për ndriçimin e rastit dhe gjetjen e hajdutit. /Telegrafi/