Please enter at least 3 characters.

Haaland favorizon transferimin te Real Madridi para Manchester Unitedit

2020/10/haaland.jpg

Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Braut Haaland dëshiron kalimin në Santiago Bernabeu te Real Madridi.

Sulmuesi norvegjez, klauzola e lirimit të të cilit është rreth 75 milionë euro do të bëhet aktive në 2022 është shumë i kërkuar nga klubet elitare evropiane.

Klubi si Real Madridi dhe Manchester Unitedi tashmë kanë bërë të ditur interesimin e tyre.

Edhe norvegjezi Haaland thuhet se ka ndarë mendjen tashmë për klubin e ri.

Sipas mediumit ABC, Haaland favorizon një lëvizje te Los Blancos para Djajve të Kuq.

Ai thuhet se është i etur të luajë së bashku me bashkatdhetarin Martin Odegaard në Santiago Bernabeu.

Ndryshe, Haaland ka gjashta gola dhe tri asistime nga shtatë ndeshje të zhvilluara deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/