Guri gëlqeror po jua shkatërron bojlerin, rrobalarësen dhe ibrikun? Ky pluhur i lirë e zhduk për pak minuta
Një pluhur i thjeshtë kuzhine po bëhet zgjidhje e shpejtë për gurin gëlqeror, ndryshkun dhe erërat e pakëndshme në pajisjet shtëpiake
Pothuajse nuk ka shtëpi që të mos jetë përballur të paktën një herë me gurin gëlqeror në rubinete, në ibrik, bojler ose rrobalarësen. Shtresat e bardha, njollat dhe depozitat e forta që duken të pamundura për t’u larguar irritojnë shumë njerëz më tepër se çdo problem tjetër në shtëpi.
Shumë persona përdorin menjëherë preparate të shtrenjta kimike, edhe pse zgjidhja shpesh gjendet tashmë në kuzhinë. Dhe është shumë e lirë.
Ndërsa soda e bukës ndihmon në shumë probleme të vogla në shtëpi, për gurin e fortë gëlqeror shumë më efikas është acidi citrik, një pluhur i bardhë që i tret depozitat pothuajse për disa minuta.
Pse acidi citrik e largon kaq mirë gurin gëlqeror?
Guri gëlqeror është në fakt kalcium-karbonat që mbetet pas avullimit të ujit. Acidi citrik reagon me këto depozita dhe i shndërron në substanca që treten lehtë në ujë.
Pikërisht për këtë arsye ky pluhur largon shumë shpejt:
– shtresat e bardha
– gjurmët e ujit
– gurin gëlqeror
– ndryshkun
– erërat e pakëndshme nga pajisjet
Ndryshe nga soda e bukës, e cila është bazike dhe nuk ka forcë të mjaftueshme për këto depozita, acidi citrik vepron shumë më fuqishëm ndaj gurit gëlqeror, transmeton Telegrafi.
Si të pastroni ibrikun?
Procesi është shumë i thjeshtë.
Duhet:
– të mbushni gjysmën e ibrikut me ujë
– të shtoni dy lugë acid citrik
– ta lini të vlojë
– ta lini të qëndrojë rreth 15 minuta
Guri gëlqeror do të fillojë të shkëputet vetvetiu nga muret dhe fundi i ibrikut.
Si të pastroni bojlerin?
Te bojleri procesi është pak më i gjatë, por ekspertët rekomandojnë pastrim të paktën një herë në vit.
Edhe një shtresë e hollë guri mund ta rrisë shpenzimin e energjisë elektrike deri në 10 për qind.
Prandaj largimi i rregullt i depozitave mund:
– ta zgjasë jetën e bojlerit
– ta ulë konsumin e energjisë
– ta përmirësojë funksionimin e pajisjes
Rrobalarësja dhe enëlarësja si të reja
Acidi citrik është i shkëlqyer edhe për pastrimin e makinës larëse.
Duhet të hidhni rreth 100 gram pluhur direkt në tamburin bosh dhe të ndizni programin në 90 gradë
Pas një cikli:
– zhduken erërat e pakëndshme
– gomat bëhen më të pastra
– ngrohësi mbetet pa shtresa guri
Të njëjtin truk shumë persona e përdorin edhe për enëlarësen.
Ku tjetër mund të ndihmojë?
Amviset acidin citrik e përdorin shpesh për:
– rubinetet
– kabinat e dushit
– sipërfaqet prej xhami
– guaskën e WC-së
– njollat e ndryshkut
– hekurin me avull
– aparatin e kafes
– pastrimin e kanalizimeve
Truku për sifonin e bllokuar
Një nga truket më të njohura është edhe pastrimi i sifonit. Duhen tri lugë acid citrik dhe një litër ujë të valë
Përzierja hidhet në kanalizim në mbrëmje, ndërsa deri në mëngjes depozitat e gurit dhe mbetjet e sapunit zakonisht treten.
Ku nuk duhet përdorur kurrsesi?
Edhe pse është shumë i dobishëm, acidi citrik nuk është i sigurt për çdo sipërfaqe.
Nuk rekomandohet për:
– mermer
– granit
– gur natyral
– sipërfaqe të emajluara
Acidi mund të dëmtojë shtresën mbrojtëse dhe glazurën e materialit.
Gjithashtu, është shumë e rëndësishme të mos përzihet kurrë me zbardhues me klor, për shkak të avujve të dëmshëm që mund të krijohen.
Nëse keni lëkurë të ndjeshme, rekomandohet përdorimi i dorezave gjatë pastrimit.
Truku i vogël që kursen para dhe nerva
Ndoshta pikërisht për këtë arsye acidi citrik vitet e fundit po bëhet një nga aleatët më të preferuar në shtëpi.
Sepse një qese e zakonshme shpesh mund të zëvendësojë gjysmën e preparateve të shtrenjta për pastrim dhe ta zgjidhë problemin e gurit gëlqeror shumë më shpejt sesa shumica e njerëzve mendojnë. /Telegrafi/


