Please enter at least 3 characters.

Gucati dhe Hargreaves diskutojnë zhvillimet që lidhen me veteranët e UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit të OVL-UÇK-së, gjatë takimit janë diskutuar çështjet dhe shqetësimet kryesore të veteranëve të UÇK-së, si dhe zhvillimet aktuale që lidhen me ta.

Në takim është theksuar rëndësia e miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

OVL-UÇK ka bërë të ditur se në këtë takim është vlerësuar edhe mbështetja e vazhdueshme e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën.

Sipas organizatës, takime të tilla shërbejnë për përcjelljen e drejtpërdrejtë të zërit dhe shqetësimeve të veteranëve te partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.