Please enter at least 3 characters.

Guardiola zbulon bisedën që kishte me Tiijani Reijnders: Doja ta vrisja

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, u pa në një shkëmbim të animuar me Tijjani Reijnders gjatë fitores 2-1 ndaj Southampton në gjysmëfinalen e FA Cup, e zhvilluar në Wembley Stadium.

Reijnders ishte një nga tetë ndryshimet në formacion krahasuar me ndeshjen ndaj Burnleyt në mesjavë, ndërsa City arriti të përmbysë rezultatin për të siguruar fitoren e gjashtë radhazi në të gjitha garat.

Pas ndeshjes, Guardiola sqaroi me humor momentin e tensionuar me mesfushorin: “Thashë se doja ta vrisja për shkak të asaj se sa mirë luante, këtë thashë”, tha Pep duke qeshur.


Ai shtoi se ishte i kënaqur me paraqitjen e lojtarit holandez.

“Tijjani është një tjetër lojtar që nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit dhe luajti shumë mirë. Edhe Mateo Kovacic po ashtu. Ai bëri një ndeshje shumë të mirë, por në rezultatin 1-1 doja një lojtar më pozicional".

Fitorja e çon Manchester Cityn më pranë një tjetër trofeu, ndërsa Guardiola vazhdon rotacionin dhe eksperimentet me skuadrën në fazën vendimtare të sezonit. /Telegrafi/