Please enter at least 3 characters.

Guardiola ia mbyllë dyert Juves, së paku për dy sezonet e ardhshme

2019/03/Pep-Guardiola.jpg
261:"MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 09: Josep Guardiola, Manager of Manchester City looks on prior to the Premier League match between Manchester City and Watford FC at Etihad Stadium on March 09, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Nuk ka kaluar shumë dhe Pep Guardiola i ka heshtur zërat që e lidhnin atë me një kalim te Juventusi gjatë verës.

Trajneri spanjoll ka thënë se nuk e ka plan të largohet nga Manchester City dhe nuk do t'i bashkohet Zonjës së Vjetër, së paku jo në dy sezonet e ardhshme.

"Kam dy vite në kontratë dhe lëvizja ime është e pamundur, vetëm nëse më shkarkojnë", ka thënë Guardiola.

(Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

"Do të qëndroj edhe për dy vite, ndoshta edhe më shumë. Nuk do të shkoj te Juventusi në dy sezonet e radhës, ka thënë Guardiola pas ndeshjes kundër Watfordit.

Kandidatët tjerë për zëvendësimin Massimiliano Allegrit janë Zinedine Zidane dhe Antonio Conte.

Guardiola aktualisht është në vendin e parë në Ligën Premier me Manchester Cityn, ndërsa në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e parë në 1/8 e finales ndaj Schalkes ka fituar me rezultat 2-3.

48-vjeçari është emëruar trajner i Man Cityt në vitin 2016 dhe që nga atëherë ka fituar Ligën Premier, EFL Cup dhe FA Community Shield. /Telegrafi/