Please enter at least 3 characters.

Guardiola: Do ta përkrahja skuadrën nëse kërkojnë të dalin nga fusha shkaku i racizmit

2019/03/GettyImages-1125260843.jpg
345:"NEWPORT, WALES - FEBRUARY 16: Josep Guardiola, Manager of Manchester City and Raheem Sterling of Manchester City celebrate following their sides victory in during the FA Cup Fifth Round match between Newport County AFC and Manchester City at Rodney Parade on February 16, 2019 in Newport, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka insistuar si ai do t’i largonte lojtarët nga fusha nëse ndonjë abuzim racist dëgjohet nga tribunat, gjë që i ndodhi Raheem Sterlingut dhe lojtarë të tjerë të Anglisë në ndeshjen me Malin e Zi.

Së bashku me Sterling, dy lojtarë të tjerë të të Anglisë, Danny Rose dhe Callum Hudson-Odoi, ishin cak i abuzimit në fitoren 5-1 në Podgoricë.

"Ne mund ta bëjmë këtë [të dalim], po".

Raheem Sterling e Guardiola. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

"Unë nuk jam vetëm në klub, ose një pjesë e klubit, do të duhej ta përfshija klubin, kryetarët dhe drejtorët, kapitenin tim dhe ekipin. Nëse të gjithë së bashku vendosim, mund ta bëjmë këtë, pse jo?”.

"Situata ndryshon kur bën diçka, nëse jo, është e pamundur dhe situata është do të jetë gjithmonë e njëjtë”.

Guardiola (FOTO: Getty Images)

"Nuk është një problem i futbollit, është vetë shoqëria. Mendoj në Evropë, jo në futboll, po bëhet më keq", ka thënë Guardiola. /Telegrafi/