Please enter at least 3 characters.

Gruevski: Përderisa tjerët na tregojnë si të ndihmojmë, ne dhurojmë nga xhepi jonë

2016/01/lsdm-ccedil-far-euml-do-q-euml-gruevski-t-euml-thot-euml-euml-sht-euml-tep-euml-r-von-euml-lamtumir-euml-nikolla_hd.jpg

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka shfrytëzuar vërshimet në Shkup si terren për të sulmuar kritikuesit e qeverisë për mënyrën se si i ndihmojnë vendeve të vërshuara, transmeton Telegrafi Maqedoni.

''Përderisa partitë tjera politike na tregojnë neve se si harxhohen paratë që nuk janë të tyre ne fokusohemi se si të ndihmojmë vendet e prekura por jo nga buxheti i shtetit por nga rrogat tona. Këshilli drejtues apeloi që të jepen 30% nga rrogat e të gjithë funksionarëve për viktimat e vërshimeve. Punët shkojnë mirë, presim që gjatë javës që vjen të mbarojmë edhe me pastrimin e të gjithë vendeve të vërshuara.'' tha mes tjerash kryetari i OBRM-PDUKM-së në edicionin qendrorë të lajmeve në televizionin pro-qeveritar Sitel./Telegrafi/