Please enter at least 3 characters.

GRUAJA QË SHEH NGA DRITARJA

2020/01/Maram-al-Masri-e1578573252322.jpg

Poezi nga: Maram al-MasriPërktheu: Elona Caslli

Gruaja që sheh nga dritarja
dëshiron të ketë krahë të gjatë
që ta mbërthejë botën,
veriun dhe jugun
lindjen dhe perëndimin,
në mitrën e saj
si një nënë e dhembshur.

Gruaja që sheh nga dritarja
dëshiron të ketë duar të mëdha,
që t’i përkëdhel flokët e saj,
që të shkruajë poezi dhe
që ta lehtësojë penën e saj.