Please enter at least 3 characters.

Gruaja nga Gjakova i vë flakën vetes, dërgohet për trajtim në QKUK

2023/08/auto-ambulanca-ne-kohen-e-koronavirusit-covid19-foto-Ridvan-Slivova-e1691875787375.jpg

Një grua në Gjakovë ka marr plagë nga zjarri pasi dyshohet se tentoi t'i vë vetes flaken më anë të një lënde djegëse.

Zëdhënesi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj bëri të ditur se e njëjta është dërguar në QKUK për trajtim.

“Sot në fshatin Ramoc-Gjakovë është raportuar se viktima, femër e moshës madhore dyshohet se i ka vënë flakën vetës duke përdorur një lëndë djegëse. E njëjta fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, e pastaj në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor", tha Elezaj për Kallxo.com.

Tutje, ai bëri të ditur se Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Vetëvrasje në tentativë”.