Please enter at least 3 characters.

Gruaja nga Fushë Kosova ndërron jetë në QKUK, trupi dërgohet për obduksion

Në Fushë Kosovë është raportuar një rast i vdekjes së një gruaje, e cila fillimisht ishte dërguar për trajtim në QKUK, por më pas ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur më 3 maj 2026 rreth orës 07:33. Vdekja e saj është konstatuar nga mjeku kujdestar në QKUK.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.

Autoritetet kanë nisur procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /Telegrafi/