Please enter at least 3 characters.

Gruaja nga Arizona vdes pasi rrëshqiti derisa po bënte fotografi në Grykën e Kanionit

2020/07/30411642-8491529-image-a-1_1593953276513-e1593965550622.jpg

Një grua nga Arizona ka rënë 30 metra poshtë, ndërsa bënte fotografi në Grykën e Kanionit në SHBA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Maria A. Salgado Lopez, 59 vjeçe, vdiq të premten pranë qendrës së vizitorëve në South Rim, ndërsa trupi i saj u tërhoq atë ditë.

South Rim ku vdiq Salgado Lopez, është vend shumë i njohur për fotografi.

Bëhet e ditur se e njëjta ishte duke bërë foto me anëtarët e familjes, kur aksidentalisht rrëshqiti nga një parvojë dhe ra.

Incidenti thuhet se ndodhi në perëndim të Mather Point, ndërsa raportohet të jetë edhe  rasti i dytë brenda disa javëve. /Telegrafi/