Please enter at least 3 characters.

Gruaja e Lampard është shtatzënë, çifti pret fëmijën e parë të përbashkët

2018/05/FrankChristine-e1526497531744.jpg
200:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 30: Frank Lampard and Christine Lampard attend the Pride Of Britain Awards at Grosvenor House, on October 30, 2017 in London, England. (Photo by John Phillips/Getty Images)
12:"Getty Images

Frank Lampard dhe gruaja e tij, Christine, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë të përbashkët.

Çifti që është martuar në vitin 2015, e kanë bërë publik lajmin përmes rrjeteve sociale, ndërsa futbollisti e ka publikuar edhe një fotografi të familjes duke thënë se do të zgjerohet akoma më shumë.

"Kemi një lajm të gëzuar që duam ta ndajmë me ju. Familja Lampard po rritet! Gruaja ime e mrekullueshme Christine Lampard është shtatzënë dhe ne jemi shumë të gëzuar!", ka shkruar 39-vjeçari.

Fansat kanë shkruar komente të shumta për ta uruar çiftin që do të bëhen prindër.

(Foto: Getty Images)

Lampard ka dy vajza nga lidhja e mëparshme me ish-të fejuarën, modelen spanjolle Elen Rivas.

Frank dhe prezantuesja Christine janë në lidhje që nga viti 2009, ndërsa ishin fejuar në verën e vitit 2011. Cifti u martua në dhjetor 2015.

(Foto: Getty Images)

Që nga martesa me Lampard, gruaja e tij kishte deklaruar se dëshironte fëmijë me golashënuesin më të mirë në histori të Chelseat. /Telegrafi/