Please enter at least 3 characters.

Gruaja 90-vjeçare akuzohet nga prokurorët gjermanë, për pjesëmarrjen e saj në vrasjen e 10 mijë njerëzve në një kamp përqendrimi

2021/02/Stutthof-e1612617680962.jpg
423:"People are visiting the museum in former Nazi Death Camp Stutthof, in Sztutowo, July 21, 2020. - The pyres of burning bodies in the forests around Nazi Germany's Stutthof concentration camp still haunt 93-year-old Marek Dunin-Wasowicz, a crucial witness in the trial of former SS guard Bruno Dey which is expected to close on July 23, 2020. (Photo by Wojtek RADWANSKI / AFP) (Photo by WOJTEK RADWANSKI/AFP via Getty Images)
16:"WOJTEK RADWANSKI

Një ish-sekretareshë nga kampi i përqendrimit nazist Stutthof është akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e 10 mijë njerëzve, thanë të premten prokurorët gjermanë.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, prokurorët në Itzehoe nuk e identifikuan gruan me emër, mirëpo, thanë se ata e akuzuan për pjesëmarrjen e saj në më shumë se 10 mijë raste, si dhe për bashkëpunimin e saj për vrasje në tentativë.

Gruaja, e cila ishte e mitur në kohën e krimeve të pretenduara, “akuzohet se ka ndihmuar ata që ishin përgjegjës në kamp për vrasjen sistematike të të burgosurve hebrenj, partizanëve polakë dhe të burgosurve rusë sovjetikë në funksionin e saj si stenografe dhe sekretareshë e komandantit të kampit”, midis qershorit 1943 dhe prillit 1945.

Ajo do të përballet me një gjykatë për të mitur pasi ishte nën 18-vjeç kur shërbeu në Stutthof, dhe tani është më shumë se 90 vjeçe.

Vlerësohet se rreth 65 mijë njerëz u vranë gjatë Holokaustit në kampin e përqendrimit Stutthof, afër qytetit polak që tani quhet Gdansk.

Prokurorët gjermanë po hetojnë 13 çështje të tjera të lidhura me kampet e përqendrimit sikurse të Buchenwald, Sachsenhausen, Mauthausen dhe Stutthof, sipas Zyrës Qendrore për Hetimin e Krimeve Naziste. /Telegrafi/