Griezmann për Messin: U mbrojtëm mirë ndaj më të mirit në botë
135:" during the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between France and Argentina at Kazan Arena on June 30, 2018 in Kazan, Russia.
(Foto: Getty Images)
12:"Kevin C. Cox
30/06/2018
Përfaqësuesja e Francës arriti fitore 4-3 ndaj Argjentinës në 1/8 e finales dhe kështu vazhdoi në fazën tjetër.
Në këtë fitore golin e parë në takim e shënoi Antoine Griezmann, i cili pas ndeshjes komplimentoi skuadrën për paraqitjen e mirë, posaçërisht në fazën mbrojtëse.
"Ne e dinim që duhet të mbroheshim mirë sepse luanim ndaj më të mirit në botë", ka thënë Griezmann, duke iu referuar Lionel Messi.
"Kishte periudha kur Argjentina ishte më e mirë se ne dhe kishte periudha kur ne ishim më të mirë".
"Ne arritëm të shënojmë gola në shanset tona", ka shtuar Griezmann.
Franca është skuadra e parë që kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror 'Rusia 2018'.
Në çerekfinale francezët do të luajnë me Përfaqësuesen e Uruguait. /Telegrafi/


