Please enter at least 3 characters.

Griezmann me mesazh për tifozët e Atleticos: E di se do të vërshëllehem

2019/07/griezmann-3.jpg
209:"BARCELONA, SPAIN - JULY 15: Antoine Griezmann of FC Barcelona looks on during a training session at Ciutat Esportiva of Sant Joan Despi on July 15, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Antoine Griezmann u është drejtuar me disa fjalë tifozëve të Atletico Madridit, pas kalimit te Barcelona në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi francez u largua nga Los Blancos pas disa vitesh qëndrimi atje, për të kaluar në këtë afat te rivali nga La Liga për 120 milionë euro.

Fitusi i Kupës së Botës ka thënë se ai është në dijeni se nuk do të pritet mirë në Wanda Metropolitano, por ky është futbolli.

Griezmann gjatë prezantimit te Barcelona

“Jo, unë e di që do të ketë vërshëllima, është pjesë e futbollit, ata me të vërtetë më donin dhe kur dikush largohet, mund të lëndohen, ishte e tillë në Real Sociedad”, ka deklaruar francezi.

“Vizita ime e parë nuk ishte e lehtë, por gjithmonë do t’i kem La Real dhe Atletet në zemrën time, sepse më dhanë aq shumë “, ka shtuar më tej Griezmann.

Më tej sulmuesi a thënë se tifozët e Atletico Madridit do të mbesin gjithmonë në zemrën e tij edhe nëse nuk e presin mirë në takimin e parë. /Telegrafi/