Please enter at least 3 characters.

Gresa Behluli i nxjerr në shitje të gjitha fustanet për bamirësi

2019/05/gressabehluli_59951847_2044904829137937_5161128469942484567_n-e1558556524288.jpg

Gresa Behluli është tejet e pëlqyer nga publiku. Ajo është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku publikon imazhe dhe video të llojllojshme.

Përmes një postimi të fundit, këngëtarja tregon se ka vendosur t'i shesë të gjitha fustanet dhe paratë e mbledhura do t'i japë për bamirësi.

"Përshëndetje shokë e shoqe, sidomos për ju zonja dhe zonjusha , dua t'ju tregoj që kam vendosur t'i shes të gjitha fustanet e mia, dhe paratë që mblidhen nga shitja do t'i dhuroj të gjitha për bamirësi".

"Të gjitha janë fustane që kanë kushtuar, sepse janë punua me shumë kujdes, bashkë me to i ndaj edhe kujtimet ma të bukura, prandaj vendosa të kontribuoj përmes tyre. Shumë shpejt dalin fotot që i kam realizuar me këto fustane do t’i shihni nga sot e tutje, pastaj ato që ju pëlqejnë keni mundësi me i porosit online", ka shkruar ajo.

Gresa Behluli (Foto:Instagram/gressabehluli)

Kujtojmë që Gresa para disa muajve i dha fund beqarisë duke u martuar me partnerin e saj, Lulzim Ibrahimi. Çifti organizuan një dasmë të madhe familjare, e cila u komentua gjithandej në mediat shqiptare. /Telegrafi/