Please enter at least 3 characters.

Granit Xhaka shkëlqen në fitoren e parë të Sunderlandit

Granit Xhaka ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren e parë sezonale të Sunderlandit në Ligën Premier, që mposhti Fulhamin me rezultat 1-0.

Mesfushori shqiptar zhvilloi një paraqitje shumë të mirë dhe, sipas vlerësimit të Sofascore, ishte lojtari më i mirë i ndeshjes te Sunderland, me notën 8.4.

Xhaka e nisi dhe e përfundoi ndeshjen në fushë, duke qenë një pikë e rëndësishme e mesfushës së skuadrës së tij.


27-vjeçari regjistroi 71 prekje të topit, realizoi 54 nga 58 pasime të sakta, ndërsa fitoi 5 nga 7 duele.

Ai gjithashtu pati 12 nga 15 topa të gjatë të saktë, fitoi tri faulle dhe krijoi një rast të mirë për shënim.


Paraqitja e tij ishte veçanërisht e rëndësishme në një ndeshje të luftuar, ku Sunderland arriti ta ruajë epërsinë minimale deri në fund dhe të marrë tri pikët e para të sezonit. /Telegrafi/