Please enter at least 3 characters.

Granit Xhaka reagon në rrjetet sociale pas kualifikimit të Arsenalit në çerekfinale të Ligës së Evropës

2021/03/xhaka-1.jpg

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar pas kualifikimit të Arsenalit në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Arsenali u mposht me rezultat minimal 0-1 në shtëpi nga Olympiacosi nga një gol i shënuar nga Youssef El Arabi (51’).

Megjithatë, Topçinjtë kaluan tutje pasi fituan 3-1 në ndeshjen e parë dhe u kualifikuan me rezultat përfundimtar 3-2.

Kjo humbje nuk i ka pëlqyer aspak mesfushorit shqiptar, Xhaka, por është i lumtur me kualifikimin.

Xhaka ka shfrytëzuar profilin e tij privat në rrjetet sociale për të reaguar pas kualifikimit të Arsenalit në çerekfinale.

“Nuk jam i kënaqur me rezultatin e mbrëmjes së sotme, por shumë i lumtur që po kalojmë tutje”.

“Duhet shumë më shumë punë e fortë dhe ne do të japim gjithçka”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në rrjetet sociale. /Telegrafi/