Please enter at least 3 characters.

Granit Xhaka mohon largimin nga Arsenali, dëshiron shiritin e kapitenit

2019/06/Xhaka-Kapiten.jpg
264:"LONDON, ENGLAND - DECEMBER 02: Granit Xhaka of Arsenal celebrates his team's victory after the Premier League match between Arsenal FC and Tottenham Hotspur at Emirates Stadium on December 1, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Granit Xhaka ka mohuar çdo lajm për largimin e tij nga Arsenali këtë verë, me mesfushorin shqiptar që shpreson ta trashëgojë shiritin e kapitenit të Topçinjve.

Reprezentuesi zviceran është pjesë e klubit nga Emirates Stadium që nga viti 2016.

Gjatë tre sezoneve, ai ka zhvilluar mbi 100 paraqitje dhe ka qenë i titullar i rregullt nën drejtimin e Arsene Wenger dhe të Unai Emery.

Xhaka ka qenë i kritikuar për temperamentin e tij, pas ndëshkimeve të shpeshta me kartonë, ndërkohë që një largim nga veriu i Londrës tani është diskutuar.

Xhaka është njëri nga lojtarët e preferuar të Arsenalit (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, Xhaka ka mohuar diçka të tillë pasi ka një marrëveshje afatgjatë me Arsenalin dhe është i lumtur ta përmbush atë.

I pyetur nga gazeta zvicerane Blick nëse ka ndërmend të largohet në afatin kalimtar veror, Xhaka tha: "Jo nuk e di".

"Kam një kontratë katërvjeçare, e kam nënshkruar vetëm vitin e kaluar, jam i lumtur aty, edhe familja ime gjithashtu. Kjo është gjëja më e rëndësishme".

Pyetja nëse dëshiron të bëhet kapiten nëse ai mbetet me Topçinjtë, Xhaka shtoi: "Do të ishte me siguri pika në i". /Telegrafi/