Please enter at least 3 characters.

​Grabitje në një dyqan në Prishtinë, arrestohet një person

2021/11/unnamed-2021-11-03T165702.812.jpg

Rreth orës 04:00, ka ndodhur një vjedhje në një dyqan, në rrugën "Agim Ramadani", në Prishtinë.

Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e zyrtarëve të stacionit policor Qendra, në vendin e ngjarjes, derisa ka qenë në konfrontim fizik me zyrtarin e sigurimit (të një kompanie private) .

Personit të dyshuar A.G. mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Turqisë, i janë gjetur dhe sekuestruar:

- stoli ari dhe bizhuteri,

- një thikë

- një kaçavidë etj.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin, transmeton Telegrafi.