Please enter at least 3 characters.

Grabitje e armatosur në Prishtinë - tre persona ia marrin veturën dhe paratë një postieri

2022/05/Express-Posta-300x179-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 15:30 në fshatin Ballaban të Prishtinës ka ndodhur një rast grabitje.

Viktima mashkull kosovar punëtor i një poste të shpejtë ka raportuar se përderisa kishte dërguar një porosi, tre të dyshuar deri më tani të panjohur nën kërcënimin e armës ia kanë marrë veturën me targa vendore me të cilën ishte duke e kryer porosinë, dy telefona dhe para.

Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe pas disa veprimeve hetimore vetura është gjetur, është ekzaminuar në vendin e ngjarjes e më pas iu është kthyer viktimës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/