Please enter at least 3 characters.

Grabitet një bankë në Shkup

2024/02/policia-e-maqedonise-MK-780x439-1.png

Një filiale e bankës në bulevardin "Kuzman Josifovski-Pitu" në Shkup është grabitur mëngjesin e sotëm nga një person i cili ka marrë para me anë të kërcënimit me armë.

"Sot (04.06.2024) në ora 11:25 në SPB Shkup është raportuar se në një filiale të një banke në Bulevardin "Kuzman Josifovski - Pitu" në Shkup, një person ka kanosur me armë punonjësit dhe ka marrë para.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit", njoftojnë nga MPB./Telegrafi/