Please enter at least 3 characters.

Grabiten të moshuarit në Vermosh, hajdutët aksidentohen, vjedhin një automjet tjetër dhe arratisen drejt Malit të Zi

2022/06/efda93609ec5221165710a47a1ee15db.jpg

Dy të moshuar janë lidhur e plaçkitur në shtëpinë e tyre në të gdhirë të së enjtes në Malësinë e Madhe.

Tom Tinaj me bashkëshorten u grabitën në shtëpinë e tyre në Vermosh të Malsisë së Madhe.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se grabitësit, pas largimit nga Vermoshi kanë pësuar aksident me automjetin e tyre dhe në fshatin Selcë kanë marrë një automjet tjetër nën kërcënimin e armës duke u drejtuar drejt pikës kufitare të Grabomit.

Aty kanë braktisur automjetin dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të Malit te Zi.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. /Telegrafi/