Gomonia me emigrantë fundoset në Turqi, të paktën 19 të vdekur
01/04/2026
Një gomone me emigrantë të parregullt është fundosur pranë Yalıkavakut në Turqi.
Sipas informacionit të parë, të paktën 19 persona kanë humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë shpëtuar, shkruan cnnturk.
Garda Bregdetare njoftoi se gomonia po lëvizte drejt ishullit grek Ileriyöz, por nuk iu përgjigj urdhrave për të ndaluar dhe, për shkak të kushteve të vështira të detit, u fundos.
Operacionet e kërkim-shpëtimit nisën menjëherë, me katër gomone të Gardës Bregdetare dhe një helikopter nga Izmiri.
Fillimisht u gjetën trupat e 11 emigrantëve, ndërsa më pas numri i të vdekurve u rrit në 19.
Autoritetet vazhdojnë kërkimet për të shpëtuar çdo person të mbetur në ujë. /Telegrafi/


