Goli i Shaqirit jashtë çmimit “Puskas 2016’, Përfaqësuesja e Zvicrës dhe tifozët e shumtë çuditet me vendimin e FIFAs (Foto)
21/11/2016
FIFA tashmë ka publikuar listën e ngushtë për çmimin ‘Puskas 2016’.
Ky çmim jepet për golin më të bukur dhe çuditërisht mungon ai i Xherdan Shaqirit.
Mesfushori kishte shënuar gol të bukur ndaj Polonisë në Kampionatin Evropian në Francë në mënyrë akrobatike.
Por, ky gol nuk ia mbushi si duket syrin FIFAs dhe e lanë jashtë top dhjetëshes.
Ky vendim ka çuditur edhe faqen zyrtare në Twitter të Përfaqësueses së Zvicrës dhe tifozë të shumtë. /Telegrafi/
https://twitter.com/iswbelle/status/800713050672263168
https://twitter.com/drinlala/status/800708805336190976


