Please enter at least 3 characters.

Golden State Warriors e dërgojnë DeMarcus Cousins në "NBA G League" për t'u rikthyer në formë

2018/12/DeMarcus-Cousins-e1544537859993.jpg
221:"OAKLAND, CA - SEPTEMBER 24: DeMarcus Cousins #0 of the Golden State Warriors poses for a picture during the Golden State Warriors media day on September 24, 2018 in Oakland, California. (Photo by Ezra Shaw/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i NBA-s, DeMarcus Cousins këtë sezon nuk ka regjistruar ende një ndeshje për Golden State Warriors.

Në fillim të vitit 2018, basketbollisti pësoi një dëmtim të rëndë të tendinit të Akilit dhe vetëm kohët e fundit ka filluar me stërvitjet më serioze dhe do t'i duhet pak kohë për t'u kthyer në formë.

DeMarcus Cousins (Photo by Ethan Miller/Getty Images)

Basketbollisti amerikan ka pak minuta në dispozicion, por ishte e vështirë që të pritej të luante në ekipin e parë të kampionit të tanishëm të NBA-së.

Kjo ka bërë që trajneri Steve Kerr ta dërgoi në NBA G League, ku do të luajë për skuadrën e Santa Cruz Warriors.

"Ne nuk stërvitemi aq shumë, sepse ne kemi shumë ndeshje, ashtu si të gjitha ekipet e NBA-s, ai ka nevojë për një ritëm më intensiv. Ne shpresojmë se do t'i kthehet formës te Santa Cruz", tha Kerr.

Lojtari 28-vjeçar gjatë sezonit të kaluar ka pasur një mesatare prej 25.2 pikëve, 12.9 kërcimesh dhe 3.2 asistimesh. /Telegrafi/