Please enter at least 3 characters.

Golden State nuk ka të ndalur, fiton edhe Oklahoma (Video)

2016/11/goldeni.jpg

Mbrëmë janë zhvilluar shtatë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Golden State Warriors po shkelin edhe këtë sezon duke mos u lënë hapësirë kundërshtarëve. Nënkampionët amerikan ka në triumfuar edhe kundër Atlanta Hawks me rezultat 105:100.

Kevin Durant ishte basketbollisti më efikas në ndeshje duke regjistruar ‘double-double’ prej 25 pikëve dhe 14 kërcimeve, transmeton Telegrafi.

Stephen Curry realizoi në saje të katër tropikëve 20 pikë ndërsa Klay Thompson shtoi 20 pikë.

Në anën tjetër te Atlanta Hawks u veçua me lojë të mirë Dennis Schroder, i cili shënoi 24 pikë.

Pas kësaj, Warriors kanë bilanc prej 16 fitoreve dhe dy humbje ndërsa Hawks regjistruan humbjen e tetë kundrejt dhjetë fitoreve. /Telegrafi/

Rezultatet:

Sacramento 101-95 Washington

Miami 104-112 Boston

New York 103-112 Oklahoma City

Toronto 122-95 Philadelphia

Minnesota 103-112 Utah

Memphis 85-104 Charlotte