Please enter at least 3 characters.

Golden State edhe pa Curryn të fortë për Atlantan

2018/11/GettyImages-1061305096.jpg
509:"OAKLAND, CA - NOVEMBER 13: Andre Iguodala #9, Klay Thompson #11, Jonas Jerebko #21 and Shaun Livingston #34 of the Golden State Warriors react after Kevon Looney #5 (not pictured) dunked the ball against the Atlanta Hawks at ORACLE Arena on November 13, 2018 in Oakland, California. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Ezra Shaw/Getty Images)
12:"Getty Images

Në ligën më të fortë të basketbollit në botë janë zhvilluar gjatë mbrëmjes së kaluar vetëm tre takime.

Kampioni në fuqi i NBA-s, Golden State Warriors para shikuesve të vetë në Oracle Arena kanë arritur fitoren e 12 sezonale.

Viktimë e 'luftëtarëve' kësaj radhe ishin Atlanta Hawks, të cilët pësuan humbje me shtatë pikë diferencë, 110-103.

Stephen Curry (Photo by Ezra Shaw/Getty Images)

I mjaftuan vetëm dy çerekët e fundit vendasve që arrijnë deri tek fitorja që e mbajnë në kreun e Konferencës Perëndimore.

Basketbollisti më efikas te Warriors ishte Kevin Durant, i cili realizoi 29 pikë ndërsa pesë më pak i shënoi Klay Thompson. Stephen Curry shkaku i një lëndimi të vogël nuk u paraqit për asnjë minutë në ndeshe.

Te mysafirët me lojë të mirë u dalluan Taurean Prince me 22 pikë gjersa Kent Bazemore shtoi 18 sosh, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen e radhës.

Pas kësaj, Golden State kanë bilanc prej 12 fitoreve dhe tre humbjeve ndërsa për Hawks kjo ishte humbja e 11 kundrejt tri triumfeve.

Në takimin e radhës kampioni do të takohet me Houston Rockets, në anën tjetër Denver Nuggets do të luajnë kundër Atlanta Hawks. /Telegrafi/Rezultatet tjera:Denver Nuggets 99-109 Houston Rockets

Cleveland Cavaliers 113-89 Charlotte Hornets