Please enter at least 3 characters.

Golden State arrin rekord prej 51 pikësh dhe 10 treshesh në çerekun e parë ndaj Denver Nuggets

2019/01/StephanCurryGoldenuggets.jpg
426:"DENVER, COLORADO - JANUARY 15: Stephen Curry #30 of the Golden State Warriors puts up a shot over Will Barton #5 of the Denver Nuggets at the Pepsi Center on January 15, 2019 in Denver, Colorado. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Matthew Stockman/Getty Images)
12:"Getty Images

Golden State Warriors ka vënë rekord në NBA me 51 pikë të shënuara në çerekun e parë të ndeshjes së të martës kundër Denver Nuggets, të cilën e fituan me rezultat 142-111.

Me pozicionim në krye të ligës dhe me një sërë suksesesh të arritura, Warriors po ashtu vunë rekord prej 10 treshesh të shënuara në dhjetëminutëshin e parë.

"Është basketboll shumë, shumë i bukur. Nuk mbaj mend ndonjë çerek të parë aq të mirë. Ishte një spektakël fishekzjarrësh", ka deklaruar trajneri Steve Kerr.

Me paraqitjen mbresëlënëse në fraksionin e parë, pas dhjetë minutash lojë, Golden State shkoi në pushim me epërsi 51-38.

Në vazhdim të ndeshjes, Warriors nuk u ndalën deri në fund dhe dolën triumfues në këtë përballje.

Kevin Durant ishte më efektivi në çerekun e parë me 17 pikë, derisa Stephen Curry shënoi 12 pikë.

Sipas ESPN, 51 pikët e shënuara janë rekordi i dytë më i madh për Golden State të shënuar në ndonjë çerek të lojës.

Ata kanë shënuar 57 pikë në çerekun e tretë, në ndeshjen e vitit 1989 kundër Sacramento Kings.

Me këtë triumf, Golden State Warriors u dërguan mesazh konkurrentëve të Konferencës Perëndimore duke marrë kreun e tabelës dhe duke zhvendosur Denver Nuggets në vend të dytë. /Telegrafi/