Gold AG dhe Anxhela Peristeri publikojnë bashkëpunimin e ri "Fiksim"
07/07/2019
Ashtu siç kishin paralajmëruar, reperi Gold AG dhe këngëtarja nga Shqipëria, Anxhela Peristeri, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
"Fiksim" mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është ritmike-verore.
Muzika është realizuar nga Florent Boshnjaku, gjersa për tekstin është kujdesur vet Gold AG.
Klipi i këngës është mjaft veror, dhe skenat janë xhiruar në bregdetin shqiptar.
Ana vizuale e projektit i është besuar MAX Production, në Tiranë.
Gold AG ka qenë shumë aktiv kohëve të fundit me prurje të shumta muzikore, gjersa edhe Anxhelina është gjithashtu aktive në muzikë. /Telegrafi/


