")
Please enter at least 3 characters.

Gola, dramë, vazhdime – Milani eliminon Torinon, përballet me Juven në gjysmëfinale të Kupës

2020/01/Zlatanibreit-e1580249764249.jpg
238:"MILAN, ITALY - JANUARY 28: Zlatan Ibrahimovic of AC Milan celebrates his goal during the Coppa Italia Quarter Final match between AC Milan and Torino at San Siro on January 28, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani është rikthyer në një ndeshje dramatike ndaj Torinos në çerekfinale të Kupës së Italisë duke triumfuar me rezultat 4-2 pas vazhdimeve.

Vendasit shënuan të parët në minutën e 12-të me anë të Giacomo Bonaventuras, i cili u asistua nga Ante Rebic.

I asistuar nga Simone Verdi, Gleison Bremer e barazoi rezultatin (34’) dhe me shifra identike, skuadrat shkuan në pushim.

Dy gola nga Gleison Bremer (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Në gjysmën e dytë, Bremer e shënoi edhe golin e dytë personal (71’) pas asistimit nga Ola Aina duke e përmbysur rezultatin.

Jo shumë minuta pasi u inkuadrua në lojë, Hakan Calhanoglu e barazoi rezultatin (82’), ndërsa Zlatan Ibrahimovic nuk shënoi nga dy shanse shumë të mira për ta vulosur kualifikimin në minutat shtesë.

Dy gola nga Hakan Calhanoglu (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Skuadrat i intensifikuan përpjekjet edhe gjatë vazhdimeve për ta fituar lojën, ndërsa sërish protagonist u tregua Hakan Calhanoglu (106’) për ta rikthyer epërsinë e Rossonerëve.

Dhe nuk mund të mungonte goli i Zlatan Ibrahimovic (109’) për të vulosur gjithçka. Ai u asistua në zonë nga Rafael Leao dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Zlatan Ibrahimovic e vulosi fitoren (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Në gjysmëfinale të Coppa Italia, Milani do të luajë kundër Juventusit që e eliminoi Romën. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 12 shkurt, kurse ato të kthimit më 4 mars. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x7r7mev

https://www.dailymotion.com/video/x7r7n6k

https://www.dailymotion.com/video/x7r7pc4

https://www.dailymotion.com/video/x7r7q03

https://www.dailymotion.com/video/x7r7r4c

https://www.dailymotion.com/video/x7r7r74