Please enter at least 3 characters.

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

2024/04/leverkusen-stuttgart-154-scaled.jpg
284:"LEVERKUSEN, GERMANY - APRIL 27: Robert Andrich of Bayer Leverkusen and Deniz Undav of VfB Stuttgart battle for possession during the Bundesliga match between Bayer 04 Leverkusen and VfB Stuttgart at BayArena on April 27, 2024 in Leverkusen, Germany. (Photo by Lars Baron/Getty Images)
12:"Getty Images

Bayer Leverkuseni ka shpëtuar sërish pa u mposhtur dhe sërish ka shënuar gol në sekondat e fundit për ta shmangur humbjen.

Kampionët e rinj të Gjermanisë kanë barazuar me Stuttgartin në kuadër të xhiros së 31-të në Bundesliga me rezultat 2-2.

Mysafirët ishin duke udhëhequr 0-2 me golat e Fuhrich dhe Undav, por vendasit u rikthyen me një gol të Adlit në minutën e 62-të.

Kur u mendua se po vinte humbja e parë për ekipin vendas, në skenë doli mesfushori Robert Andrich që realizoi gol në minutën e 90+7 për t'i dhënë një pikë Leverkusenit.

Edhe pse kjo pikë nuk ishte e rëndësishme për plasmanin e skuadrës vendase në tabelë shkaku që janë shpallur kampion, ishte një barazim i artë pasi 'Aspirinat' vazhdojnë kampionatin pa humbje.

Pas 31 ndeshjeve në Bundesliga, Leverkusen kanë 25 fitore dhe gjashtë barazime.

Ndërkohë skuadra e udhëhequr nga Xabi Alonso ka zhvilluar edhe pesë ndeshje në Kupën e Gjermanisë ku kanë po aq fitore dhe 10 ndeshje në Ligën e Evropës ku kanë tetë fitore e dy barazime.

Në total 'Aspirinat' kanë 46 ndeshje këtë edicion të zhvilluara dhe nuk dinë për humbje.

Ndeshja e radhës dhe testi më i vështirë për ta është të enjten, ku në Olimpico përballen me Romën në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës. /Telegrafi/