Goditja e fortë e Lansburyt ndaj Manning u ndëshkua vetëm me të verdhë, momenti dhe vendimi i çuditshëm i gjyqtarit bëhen viral
Henri Lansbury ka përfunduar si viral në rrjetet sociale pas një goditje që i bëri kundërshtarit të tij, Ryan Manning, në ndeshjen e vlefshme për Championship.
Luton dhe Swansea City kanë barazuar me rezultat 3-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Championshipit.
Vendasit ishin duke udhëhequr 3-0 gjatë pjesës së parë, por gjithçka u shkri në pjesën e dytë me klubin nga Uellsi që mori një barazim shumë të vlefshëm.
Megjithatë, vëmendja e ndeshjes u vodh nga ish-reprezentuesi i Anglisë U-21, Lansbury, i cili u tregua agresiv në një moment të ndeshjes.
Lansbury gjatë një ndërprerje në minutën e 28-të goditi fuqishëm kundërshtarin e tij, Manning, ishte duke ecur drejt topit.
Por, për çudi goditja e tij e qëllimshme u sanksionua vetëm me karton të verdhë nga gjyqtari kryesor i takimit.
Ky moment është bërë viral tashmë në rrjetet sociale, pasi të gjithë janë të bindur se goditja e Lansburyt ishte e qëllimshme dhe u desh të ndëshkohej me të kuq. /Telegrafi/


