Please enter at least 3 characters.

Goditet një këmbësore në Gllogoc

2020/09/aksident-3-768x414-1-750x414-1.jpg

Një person përderisa ishte duke lëvizur me veturë ka goditur një këmbësore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 21:00 në fshatin Krojmir, në Gllogoc.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke lëvizur me veture  ka goditur këmbësoren-viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi