Godet policin me veturë pasi s’i bindet urdhrave, ndalohet dhe më pas lirohet
25/04/2026
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar.
Rasti ka ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës, të premten në ora 07:20.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti duke mos iu bindur urdhrave të zyrtarëve policorë, me veturë ka goditur në këmbë zyrtarin policor”, thuhet në raport.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/


