Please enter at least 3 characters.

Godet Gjilani, transferon Salihun dhe Jetullahun

2016/01/godet-gjilani-transferon-salihun-dhe-jetullahun_hd.jpg

Skuadra nga Anamorava, ka angazhuar në radhët e veta dy lojtarë që së fundmi ishin pjesë e elitës së futbollit kosovar.

Sulmuesi, Shkëmbim Salihu i cili së fundmi ishte në Prishtinë dhe mesfushori Labinot Jetullahu që erdhi nga Drenica, janë përforcimet e mëdha të Gjilanit.

Aktualisht skuadra e udhëhequr nga Musa Selimi janë në pozitën e dytë me pikë të barabarta 34 me Llapin që janë liderë por vetëm me golaverazh më të mirë.

Sigurisht që pas këtyre dy përforcimeve të mëdha, i kënaqur është edhe trajneri Musa Selimi i cili nga fillimi i kampionatit ka bërë një punë të madhe për ta mbajtur skuadrën në krye të tabelës në Ligën e Parë. /Telegrafi/