Please enter at least 3 characters.

Gjykata Themelore: Paraburgim edhe për një pjesëmarrës në trazirat në Kuvend

2017/05/Gjykata-Themelore-Shkup-1.png

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1, para gjykatësit të procedurës paraprake sot është dërguar edhe një person dhe është pranuar propozimi për paraburgim i Prokurorisë Themelore Publike. Gjykata edhe këtij personi i caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej tetë ditësh, informojnë nga Gjykata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ditës së djeshme në Gjykatën Themelore Shkupi 1, para gjykatësit të procedurës paraprake u dërguan shtesë shtatë persona për të cilët gjykata pas vlerësimit të propozimit të PTHP-së e pranoi propozimin dhe katër personave ju caktoi masë paraburgimi, një personi i caktoi masë paraburgimi shtëpiak dhe dy personave masë kujdesi./Telegrafi/