")
Please enter at least 3 characters.

Gjykata nuk vendosi sot për Azem Sylën

2016/04/largea_azem-syla-780x4391461923525.jpg

Gjykata themelore në Prishtinë të mërkurën mbajti seancë të veçantë për të vendosur për kërkesën e prokurorit të EULEX-it, Danilo Cecareli, për vazhdimin e paraburgimit ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve - edhe për tre muaj të ardhshëm.

Megjithëkëtë, gjatë kësaj seance gjyqtarja nuk solli asnjë vendim, por pritet që të merret në ditët në vazhdim.

Këtë e ka bërë të ditur menjëherë pas seancës, avokati mbrojtës i Azem Sylës, Tomë Gashi .

Në këto rrethana, aktvendimi për paraburgimin e Azem Syles dhe shtatë të tjerëve vazhdon të jetë në fuqi deri më 27 gusht. /Klan Kosova/