Please enter at least 3 characters.

Gjykata nuk ia kthen pasaportën Mijallkovit

2016/01/mijallkov-v-euml-rtetoi-ngjarjen-n-euml-beograd-nuk-e-kontrollova-fare-ccedil-ant-euml-n_hd.jpg

Këshilli Penal në Departamentin për Krim të Organizuar pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, ka refuzuar si të pabazë kërkesën për shfuqizim të masave të sigurisë për ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili është i akuzuar nga PSP në rastet "Target" dhe "Fortesa".

"Këshilli Penal në Departamentin për Krim të Organizuar pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, duke vepruar mbi kërkesën e S.M për shfuqizimin e masave për përkujdesje, nuk ka planifikuar seancë dhe ka sjellur vendim me të cilin, kërkesa refuzohet si e pabazë", njoftojnë nga Këshilli Penal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë vendim mbetet në fuqi masa e përkujdesjes "marrje e përkohshme e dokumenteve të udhëtimit dhe ndalesë për dhënie të dokumenteve të reja".

Mijallkov ka afat tre ditë të ankohet në Gjykatën e Apelit për këtë vendim.

Ndërsa më herët Këshilli Penal refuzoi një ankesë të njëjtë për Nikolla Gruevskin./Telegrafi/