Please enter at least 3 characters.

Gjuajti me armë nga dritarja e shtëpisë – arrestohet prishtinasi

2024/08/Policia-Arrestim.v1-1.jpg

Një person është arrestuar të shtunën mbrëma në Prishtinë.

I njëjti kishte shtënë me armë zjarri nga dritarja e shtëpisë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Fehmiu” rreth orës 00:10.

“I dyshuari m/k dyshohet se nga dritarja e shtëpisë se tij ka shtënë me armë zjarri. Njësitet policore kanë siguruar edhe video incizim si dëshmi e të shtënave.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/