Please enter at least 3 characters.

Gjobiten 32 shoferë për parkim të paligjshëm në Tetovë dhe Gostivar

2024/03/policia-mk.png

SPB Tetovë njofton se janë gjobitur 32 shoferë për parkim të paligjshëm në Tetovë dhe Gostivar.

"Dje (26-maj) është kryer kontroll i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar për parkim të gabuar dhe të paligjshëm 32 drejtues mjetesh (TE-21 dhe GV-11), prej të cilëve 15 (TE-14 dhe GV-1) janë tërhequr me mjet special merimangë.

Janë sanksionuar edhe 44 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-24 dhe GV-20)", thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/