Please enter at least 3 characters.

Gjobë prej 1000 eurosh kush nuk vesh maskë – por ky nuk është rregulli i vetëm i vendosur në një rajon të Italisë

2020/07/maska-2.jpg
619:"Workers wearing protection mask and face shield prepare lemons for packaging during harvest at the 'Costieragrumi De Riso' traditional lemon growing company, on April 24, 2020 in Minori, south of Naples, during the country's lockdown aimed at curbing the spread of the COVID-19 infection, caused by the novel coronavirus. - The production of typical products from the Campania are not all affected by the virus in the same way : the demand for Protected Geographical Indication (PGI) lemons has greatly increased, in particular due to its antiseptic properties and richness in C vitamin. (Photo by ANDREAS SOLARO / AFP)
3:"AFP

Një rajon italian është duke ashpërsuar masat për ata që nuk respektojnë rregullin e detyrueshëm të veshjes së maskës së fytyrës me paralajmërimin e shefit rajonal se "nëse bashkëqytetarët tanë mendojnë se problemi është zgjidhur, kjo do të thotë se brenda disa javësh do të kthehemi në një emergjencë të rëndë".

Kështu, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tri biznese në qytetin jugor italian të Salerno janë të parat që kanë rënë ndesh me masat e reja anti-coronavirus të vendosura nga rajoni i Campania.

Si pasojë, të tre bizneset, të cilat përfshijnë një bar dhe një floktar, u goditën me gjobë prej 1.000 eurosh (1,166 dollarë) pasi policia zbuloi se ata nuk kishin respektuar një dekret të vendosur të premten që kërkon që njerëzit të veshin maska në hapësira të mbyllura.

Siç bëhet e ditur më tej, masa kryesore është një gjobë prej 1.000 eurosh për këdo që nuk mban maskë në një hapësirë të mbyllur, qoftë në ndërtesa publike, supermarkete, bare, restorante, dyqane apo transportin publik.

Madje, sipas rregullave të reja, "operatorëve të transportit u kërkohet të mohojnë mundësinë e përdorimit të transportit, udhëtarëve që nuk mbajnë maskë".

Veç këtyre, bëhet e ditur se përveç një gjobe prej 1.000 eurosh, biznesi mund të përballet me mbyllje nga pesë deri në 30 ditë.

Ndryshe, Italia ishte vendi i parë në Evropë që u prek nga coronavirusi. Më shumë se 35,000 njerëz kanë vdekur dhe ka pasur mbi 242,000 raste të kontaminimit me virus. /Telegrafi/