Please enter at least 3 characters.

Gjobat nga "Safe City", 38 ankesa gjatë muajit prill

safe city rmv
safe city rmv
safe city rmv

Gjykata Penale njofton se gjatë muajit prill janë regjistruar 38 ankesa në lidhje me gjobat nga sistemi "Safe City".

"Gjykata Penale e Shkupit, për shkak të interesit të mediave për rastet që lidhen me sistemin "Safe City", përkatësisht lëshimin e urdhër-padive për kundërvajtje të regjistruara në trafik, informon publikun se numri i qytetarëve dhe personave juridikë që nuk pranojnë përgjegjësinë për kundërvajtjen e kryer dhe nuk paraqesin ankesë në gjykatën kompetente, është ulur ndjeshëm në muajin e katërt, dhe në të njëjtën kohë, rastet pas ankesave të paraqitura më parë tashmë janë duke u përfunduar".

"Kështu, në prill të vitit 2026, në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit u paraqitën gjithsej 38 ankesa, përkatësisht kërkesa për fillimin e procedurës për kundërvajtje para gjykatës, nga të cilat 6 ishin ankesa nga persona juridikë dhe 32 ishin ankesa nga individë", thuhet në njoftim.