Please enter at least 3 characters.

Gjilani zbulon çmimet e biletave për derbin ndaj Dritës

2018/05/GjilaniDritafk1.jpg

Klubi nikoqir i derbit të zjarrtë lokal, Gjilani ka zbuluar çmimet e biletave për ndeshjen e madhe ndaj Dritës.

Gjilani dhe Drita do të luajnë mes vete në derbin e tretë të këtij sezoni në Ipko Superligën e Kosovës.

Pas më shumë se 15 viteve, nuk do të zhvillohet në Gjilan, por në stadiumin e kryeqytetit 'Fadil Vokrri'.

Interesimi për këtë ndeshje pritet të jetë i madh në stadiumin modern në Prishtinë dhe tanimë klubi nikoqir, Gjilani ka zbuluar çmimet e biletave.

Më poshtë e keni njoftimin pa ndërhyrje të Gjilanit: Më poshtë i gjeni çmimet e biletave në të gjitha sektoret e stadiumit. Ju informojmë se sektori i Veriut ju takon tifozëve të Gjilanit, "Skifterave", kurse sektori i Jugut atyre të Dritës,"Intelektualëve".Biletat mund të blihen para çdo hyrje të stadiumit.VIP=15 EuroPërëndim=6 EuroLindje=5 EuroJug=3 EuroVeri=3 Euro /Telegrafi/